Shoqata Shqiptare për Kombet e Bashkuara (UNA Albania) është e interesuar të dëgjojë këndvështrimet e të rinjve shqiptarë mbi paqen. Në kuadër të projektit “Building Partnership for Youth, Peace and Security” mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, UNA Albania po zhvillon këtë studim kombëtar.
Objektivat kryesorë të këtij hulumtimi janë:
- të identifikojë në mënyrë objektive perceptimet e të rinjve shqiptarë mbi Paqen dhe Sigurinë në nivel lokal dhe rajonal;
- të analizojë perceptimet dhe rekomandimet e të rinjve shqiptarë duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet e tyre për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në vend;
- të identifikojë dhe analizojë barrierat ekzistuese, të cilat pengojnë apo dekurajojnë angazhimin e të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes në komunitet, e më gjerë.
Sondazhi është krijuar me qëllimin për të plotësuar punën e aktorëve vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të angazhuar në këtë drejtim. Ai do të shpërndahet në nivel kombëtar, online dhe offline, duke synuar të rinjtë, 15 – 29 vjeç.
Kjo anketë mund të marrë 20-30 minuta nga koha juaj. Të gjitha përgjigjet do të trajtohen me anonimitet dhe konfidencialitet, pasi pyetjet shërbejnë vetëm për objektivat e anketës. Të dhënat do të kontribuojnë më tej në krijimin e konceptit dhe strukturës së Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Paqen, Sigurinë, për t’iu përshtatur më mirë me nevojat e të rinjve shqiptarë.
Ekipi ynë do të ishte mirënjohës nëse do të na jepnit pak nga koha juaj për të përfunduar sondazhin. Ne do t’ju inkurajonim ta ndani atë me miqtë dhe bashkëmoshatarë duke i përgjigjur pyetjes: “Për mua, paqe do të thotë ..”.