Përshkrimi i Projektit
Të udhëhequr nga vizioni i Rezolutës 2250 mbi Rininë, Paqen dhe Sigurinë, veprimet e propozuara prej saj, si dhe mungesën e perceptuar të koordinimit mes të gjitha palëve të interesuara në zbatimin e kësaj rezolute në terren në Shqipëri, ne-si një grup të rinjsh të përkushtuar ndaj rolit të domosdoshëm të të rinjve në parandalimin, zgjidhjen dhe transformimin e modeleve të konfliktit – synojmë të krijojmë një përpjekje mbarëkombëtare për bashkërendimin e veprimeve, burimeve dhe planifikimin strategjik për të mundësuar më tej përfshirjen efektive të të rinjve shqiptarë në proceset e Paqtimit dhe Zgjidhjes së Konflikteve.
Me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtare jo e përhershme (2022-2023), ne synojmë të advokojmë për integrimin e komponentit rinor, brenda plan-veprimit të saj. Kështu, kjo nismë është krijuar si një proces i përbashkët, që bashkon të rinjtë nga komunitetet lokale, nisma rajonale dhe aktorët ndërkombëtarë – Së bashku,këta aktorë do të krijojnë një Rrjet Kombëtar për Rininë, Paqen dhe Sigurinë.
Një proces i tillë do të mbështetet nga të dhëna të sakta nga një anketë kombëtare, si dhe aktivitete në formatin e punëtorisë, të zhvilluara në komunite të ndryshme. Paralelisht, këto aktivitete do të shërbejnë hartimin dhe ideimin e “Java e Paqes 2022”, ku do të kulmojë një vit me biseda dhe aktivitete lidhur me Paqen. Gjatë kësaj jave, një sërë nismash nga palët e interesuara, do të marrin vemendjen. Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme mbi paqen dhe kohezionin shoqëror, të gjithë do të përpiqen të çojnë përpara një përpjekje gjithëpërfshirëse për të fuqizuar të rinjtë dhe për të rritur rolin e tyre në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme, në nivel lokal dhe global.