Sondazh Kombëtar mbi Paqen

Building Partnership for Youth, Peace and Security

Sondazh kombëtar mbi perceptimet e të rinjve mbi paqen

Në kuadër të projektit “Building Partnership for Youth, Peace and Security” mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri – me synim krijimin e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Paqen dhe Sigurinë – Shoqata Shqiptare për Kombet e Bashkuara (UNA Albania) po zhvillon këtë studim kombëtar mbi perceptimet e të rinjve për paqen në Shqipëri.

Objektivat kryesorë të këtij hulumtimi janë:
– të identifikojë në mënyrë objektive perceptimet e të rinjve shqiptarë mbi Paqen dhe Sigurinë në nivel lokal dhe rajonal;
– të analizojë perceptimet dhe rekomandimet e të rinjve shqiptarë duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet
e tyre për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në vend;
– të identifikojë dhe analizojë barrierat ekzistuese, të cilat pengojnë apo dekurajojnë angazhimin e të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes në komunitet, e më gjerë.

Kjo anketë mund të marrë 20-30 minuta nga koha juaj. Të gjitha përgjigjet do të trajtohen me anonimitet dhe konfidencialitet, pasi pyetjet shërbejnë vetëm për objektivat e anketës dhe të dhënat do të analizohen në një mënyrë kolektive.

Përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve të mëposhtme, do të ndihmojnë në identifikimin e perceptimeve të të rinjve mbi paqen dhe sigurinë, si dhe do të udhëzojnë prioritetet e punës së Rrjetit Kombëtar për Paqen dhe Sigurinë në Shqipëri.

Faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj,
Ekipi i UNA Albania